Portieria e Kosovës në hendboll, Blerta Ahmetxhekaj, flet para ndeshjes kthyese me Poloninë: “Fatkeqësisht jemi në disavantazh në rezultat, por kemi motiv dhe jemi të lumtura që do të luajmë pranë publikut tonë”

18:55 | 7 Prill 2023
Diellza Gashi

Kombëtarja e Kosovës për femra në hendboll po zhvillon ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror 2023.Kosova kundërshtarin e parë e kaloi me sukses duke arritur të eliminoi Ishujt Faroe.

Për kundërshtar të dytë “Dardanet” kanë Poloninë me të cilën edhe zhvilluan ndeshjen e parë ku u mposhtën në udhëtim me rezultat 36-22.Portieria e Kosovës, Blerta Ahmetxhekaj ka folur për ‘GazetaBlic Sport‘ për të treguar rreth kësaj ndeshje dhe ndeshjen kthyese që do zhvillohet të mërkuren në Prishtinë.

“Ndeshjen e parë nuk arritëm të tregojmë lojën tonë, por edhe kishim të bëjmë me një kundërshtarë shumë të fortë, pjesën e dytë treguam lojë më të mirë, por nuk mjaftoi për një rezultat pozitiv. Ndeshjen e radhës e luajmë në vendin tonë, angazhimi si çdoherë tjetër nuk do të mungoj“, tha fillimisht ajo.Ahmetxhekaj deklaroi se pavarësisht humbjes nga ndeshja e parë, ajo bashkë me bashkëlojtaret e saj do të hyjnë të motivuara duke qenë se luajnë para publikut kosovar.

“Fatkeqësisht kemi një disavantazh në rezultat, por kemi motiv dhe jemi të lumtura që do të luajmë pranë publikut tonë, do të japim më të mirën“, deklaroi Blerta Ahmetxhekaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme