Qipro do të ofrojë ndihmë për Ukrainën për pastrimin e minave

14:41 | 7 Prill 2023
A. B.

Qiproja do t’i ofrojë Ukrainës trajnim teknik për pastrimin e minave tokësore si pjesë e ndihmës së saj humanitare.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov, i cili po viziton Qipron të premten, do të vizitojë zonat ku do të zhvillohet trajnimi, shkruan Aljazeera.

“Ne do të presim personelin që do të merret me çminimin dhe zbulimin e minave,” tha ministri qipriot i Mbrojtjes, Michalis Georgalllas.

Një grup prej rreth 18 oficerësh ukrainas do të jenë në Qipro për stërvitje në javën e fundit të prillit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme