Fundjava sjell xhiron e 28-të në Superligë

12:24 | 7 Prill 2023
A. B.

Këtë vikend zhvillohet java e 28-të e Superligës në futboll. Dy ndeshje të shtunën dhe tri të dielën janë në program.

Këtë javë do të ballafaqohen pesë ekipet e para të klasifikimit me ato pesë të fundit.

Të shtunën luajnë dy ekipet e vendit të parë ndajë kundërshtarëve të tyre.

Lideri i Superligës, Drita këtë javë do të luaj në shtëpi ndaj Trepçës’89.

Të kaltrit nga Gjilani kanë 55 pikë nga 27 ndeshjet e luajtura, derisa 89-shi është i teti me 29 pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit kampionale, Drita ka tri fitore e dy humbje, teksa mitrovicasit dy fitore, dy humbje e një barazim.

Po të shtunën luan edhe kampioni në fuqi, Ballkani e pret Malishevën.

Suharekasit kanë një pikë më pak se lideri, derisa malishevasit janë të shtatit me 29 pikë.

Ballkani e Malisheva kanë vetëm një fitore në pesë sfidat e fundit.

Të dielën janë në program tri takime. Ekipi i tretë i Superligës, Gjilani i shkon Ferizajt.

Pas një starti të mirë të sezonit pranveror, Ferizajt ka filluar t’i bie forma. Në dy ndeshjet e fundit kanë marr vetëm një pikë, derisa të kuqtë nga Gjilani kanë marr dy pikë në katër sfidat e fundit.

Llapi e pret skuadrën më të dobët të pranverës, Drenicën në Podujevë.

Llapjanët kanë shtatë pikë nga nëntë të mundshmet, derisa ekipi nga Skenderaj nuk di për fitore tash e katër takime. Kjo formë e tyre ka bërë që të bien të fundit në klasifikim, derisa Llapi vazhdon të jetë i pesti.

Ndeshja e fundit është mes Prishtinës e Dukagjinit. Tre pikë është dallimi mes tyre, më mirë qëndrojnë prishtinasit të katërtit, e klinasit të gjashtit.

Kryeqytetasit kanë dy fitore radhazi, derisa Dukagjini tri fitore në katër sfidat e fundit.

Sfidat e kësaj xhiroje të 28-të zhvillohen nga ora 15:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme