Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të akuzuarit për veprën penale “vrasje në tentativë”, A.S.
Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 05.04.2023, me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka tentuar të privojë nga jeta tani të dëmtuarit L.H dhe Sh.H.
Nga komunikata e gjykatës thuhet se i pandehuri ka dalë nga vetura dhe ka shkrepur me revole në drejtim të dëmtuarve dhe i ka goditur në pjesët e poshtme të trupit, ku për shkak të lëndimeve të marra të dëmtuarit ishin detyruar të marrin trajtim mjekësor.
Më këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë” dhe“mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Gjyqtari i procedurës paraprake duke i parë karakteristikat personale të pandehurit, ambienti dhe kushtet në të cilat jeton i pandehuri të gjitha këto japin arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri i njëjti do të mund të përsërisë veprat penale apo edhe të kryejë vepra tjera penale me pasoj më të rëndë, gjë që kjo paraqet arsye për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit. /Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...