Sot është mbajtur takimi i Qeverisë me komunat me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional për situatën energjetike dhe ndihmën financiare prej 75-milionë eurove që Kosova ka marrë nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në këtë takim tha se kjo ndihmë nga BE-ja jetëson kërkesat e Qeverisë së Kosovës, raporton “Arbresh.info”.
Duke treguar për mbështetjen që ka bërë në masat mbështetëse për përballje me energjinë në vitin e kaluar, kryeministri Kurti u zotua se kjo mbështetje do vazhdojë edhe pas vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës.
“Ndihma prej 75 milionë eurove është jetësim i kërkesave tona për përkrahje nga BE-ja. Kemi synuar qe këtë pako ta dizajnojmë për t’i përkrahur e mbrojtur qytetarët nga rritja e energjisë elektrike.
Përmes masave kemi subvencionuar mbi 9 mijë familje për pajisjet e eficiencës energjetike. Me mbi 120 milionë euro kemi subvencionuar direkt faturat për familjet kursimtare e kjo mbështetje do vazhdojë edhe pas vendimit të ZRrE-së, ku do të subvencionojmë familjet deri në 800kë në muaj dhe familjet në nevojë do kenë trajtim të veçantë”, tha Kurti.
Në këtë takim, përveç ministrave dhe kryetarëve të komunave, po merr pjesë edhe zëvendësshefi për Bashkëpunim i Zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi./Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I