Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiq ka thënë se Kosova do të jetë pjesë e Serbisë gjatë mandatit të tij.
“Unë mendoj se Kosova do të jetë në Serbi dhe këtë e kam thënë edhe në Kuvend. Pas meje, pyet dikë tjetër. Mendoj se Kosova do të jetë në Serbi, edhe pse mendoj se do të vuajmë shumë”, tha Vuçiq në një paraqitje në transmetuesin publik serb RTS, transemton Arbresh.info.
Më tutje, ai shtoi se tre serbë kanë shpëtuar nga prangat në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.
“Po arrestojnë djemtë më të aftë për të kundërshtuar veprimet e tyre në veri të Kosovës”, tha Vuçiqi, teksa shtoi se këtë institucionet e Kosovës po e bëjnë “që të pushtojnë me forcë dhe të sundojnë në atë mënyrë”.
“Perëndimi hesht. Ata duan të mbajnë disa ‘zgjedhje lokale’, dhe kandidatët e tyre të vetëm janë partitë e Kurtit dhe Thaçit. Serbët nuk do të marrin pjesë në ato zgjedhje. Imagjinoni atë demokraci në të cilën vijnë për të na kripur mendjen në Beograd se ‘nuk ka mjaft demokraci’, dhe këtu fajin e kanë serbët”, tha Vuçiqi.
Ai ka kujtuar deklaratën e përfaqësuesit amerikan në Kosovë, Geoffrey Hovenier, në të cilën ai vlerësoi demokracinë në Kosovë dhe raportin e shqiptarëve ndaj objekteve të shenjta.
“Ndoshta sepse i dogjën dhe i shkatërruan të gjitha. Letra duron gjithçka. Si ka mundësi që Perëndimi t’i bëjë të gjitha këto kur Prishtina liron Azem Kurtajn, i cili qëlloi fëmijët serbë dhe arreston Ivan Todosijeviqin për të vërtetën për Reçakun”, shtoi Vuçiqi, duke vazhduar kështu të mohojë krimin e shtetit serb në një ndër masakrat më të rënda të faktuara ndaj popullsisë civile të Kosovës.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...