Google ADS

Arrestohet një person në Prishtinë i dyshuar për vjedhje të rënda

22:34 | 6 Prill 2023
E.H

Një person është arrestuar sot në Prishtinë, i dyshuar për një rast vjedhje dhe dy vjedhje të rënda.

Siç njofton policia, rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore në tre muajt e parë të vitit 2023, përcjell Arbresh.info.

K.R., 33 vjeç është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Sot nga njësite policore të stacionit të Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje dhe dy vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore(tre muajt e parë të vitit 2023)

Puna e hetuesve të stacionit policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:

– K.R. mashkull,33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 3 raste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme