Babai i Kiarës flet për reagimin e publikur ndaj së bijës: Do ta ndjek me avokatë

20:04 | 6 Prill 2023
E.H

“Hip se të vrara, zbrit se të vrava”, e quan reagimin e publikut babai i Kiarës, Arbër Tito, pas rikthimit të së bijës në “Big Brother VIP” të shtunën e kaluar.

Në lidhje skype nga Italia, babai i modratores tha në “Ftesë në 5”, se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë, teksa ka treguar se ndihet shumë i prekur nga reagimi i publikut ndaj sjelljes së Kiarës.

Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.

Babai i Kiarës shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia.

“Unë jam i prekur, sepse nuk ka një argument bazë që t’i kundërvihet Kiarës, por merren me veshjen (e bardhë apo e zezë), me kryqin (e ke apo s’e ke), nuk përmenden gjërat pozitive të Kiarës… Sa për sjelljen e Kiarës, kur ndryshon, pse ke ndryshuar, nëse nuk do të ndryshonte, do thoshin kjo kështu ngeli, nuk zë mend”, – tha mes të tjerave babai i Kiarës.

Kur mësoi se Kiara dhe Efi janë përqafuar, ai tha se është shumë i lumtur, sepse e bija nuk mban zemëratë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme