Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçar në Vushtrri

17:34 | 6 Prill 2023
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Nimon Ferizi” në Vushtrri sot.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se viktima është i moshës 30-vjeçare.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit.  Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme