Google ADS

Haradinaj: Shko Albin se nuk je tu qitë asgjë në dritë

14:31 | 6 Prill 2023
Diellza Gashi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka akuzuar qeverisjen Kurti për mos shpenzimin e buxhetit dhe sipas tij, çdo ditë e më shumë vendi po pakohet.

Haradinaj tha se kryeministri ynë nuk e ka shti asnjë cent në projekte strategjike.

“A mund ta quajmë sukses grumbullimin e parasë publike gjatë një viti buxhetor bunkerin e qeverisë. 800 milion euro pushtet i Kosovës i mbajtur pengë në buxhet në periudhën inflacioni rreth 20 për qind, a quhet sukses i një qeverie të vendit devalvimi i parasë. Kush janë ata qeveritarë që kishin guxuar të dalin përpara popullin të vet, taksa paguesve përballë dhe me quajt këtë sukses”, tha Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se është dashur që dikush të shkoj në burg që ka mbajtur pengë paratë e Kosovës dhe nuk janë dërguar tek qytetarët.

Sipas tij, njëra nga arsyet se pse vendi është në gjendje të pa shpresë janë ndërprerjet e investimeve kapitale.

“Ato para të taksapaguesve kanë qenë të dedikuara me ligj për buxhetin dhe mos zbatimi i buxhetit është veprim jo ligjor në shoqëri të tjera dhe vende te tjera kërkohet llogari dhënie për ata që nuk e kanë zbatuar ligjin e buxhetit. Ju siguroj që dikush është dashur që të shkoj në burg që ka mbajtur pengë paratë e Kosovës dhe nuk e ka dërguar tek qytetarët. Njëra nga arsyet se e kemi gjendjen e pa shpresë në vend , është ndërprerja e krejt investimeve kapitale”, tha ai.

I pari i AAK-së nuk i ndali akuzat për qeverisjen Kurti, duke thënë se kjo qeveri ka strategji perfide dhe që ka për qëllim lodhjen e qytetarëve që të kthehen në sllav dhe të varen nga ai.

“Nuk e di se ku e kanë kryer shkollën ministrat e juaj edhe nuk e di se çfarë logjike ekonomike po ta zbatojnë më qeverisje. Ti e ke një strategji perfide sa i përket buxhetit, ti dëshiron me i lodh qytetarët, sipër marrësit po do ti kthesh në skllav dhe ata të varet prej teje dhe ti me i dhënë lëmoshë. Unë të kuptoj nëse ja merr inati Serbisë sepse të ka mbajtur në burg dhe të ka keqtrajtuar nuk e kuptoj pse ia ke marr inati shtetit tënd dhe punësuarit në sektorin publik”

Gjithashtu pati dhe kritika edhe për nepotizëm, duke thënë se nëpër kabinete secili ka familjarë në pozita kyçe.

“Na ke thënë se kushërirat janë për dasma dhe fëmijë por nuk kishte qenë ashtu, nuk e ki asnjë në këtë kabinet këtu që nuk e ka ndonjë të afërm në porcione kyçe. Nuk lejojnë në bord një kompani publike pa e kapur”, përfundoi ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme