Shqipëria i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Maltës duke bojkotuar fjalën e përfaqësueses së Rusisë për të drejtat e fëmijëve gjatë një takimi informal të mbajtur në Këshillin e Sigurimit, Presidencën e së cilës për momentin e ka Rusia.
Misioni diplomatik i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara ka reaguar në Twitter duke theksuar se është larguar pasi ka marrë fjalën Maria Lvova-Belova, e akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës.
Belova është Komisionere në Zyrën për të Drejtat e Fëmijëve në Rusi dhe takimi që u bojkotua kishte në fokus evakuimin e fëmijëve ukrainas nga Ukraina drejt Rusisë.
“Shqipëria mori pjesë në takimin jozyrtar të Rusisë mbi “evakuimin” e fëmijëve ukrainas nga Ukraina drejt Rusisë, por u largua nga salla kur Maria Lvova-Belova, e akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, mori fjalën, për të treguar kundërshtimin dhe refuzimin ndaj këtij provokimi cinik”, shkruan misioni.
#Albania participated at Russia’s Arria-formula mtg on “evacuating” Ukrainian children from Ukraine to Russia, but walked out of the room when Maria Lvova-Belova, indicted by the @IntlCrimCourt was given the floor, to show its opposition & rejection for this cynical provocation.
— Albania in UN (@AlMissionUN) April 6, 2023
“Për Belovën ka një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale që e akuzon për dëbim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Në vend që t’i japë leksione Këshillit të Sigurimit për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura ndaj saj”, deklaroi misioni diplomatik i Shqipërisë. /Arbresh.info/
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...