Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, sot ka pasur ballafaqim me zv.kryeminstrin Besnik Bislimi në Kuvendin të Kosovës.
Musliu në fjalimin e saj ka thënë ka vendosur që të përplaset me Bislimin meqë siç thotë ajo argumentet më të fuqishme të tij janë injoranca, ofendime dhe gënjeshtra, shkruan arbresh.info.
“Meqë injoranca ofendimet gënjeshtra janë argumentet më të fuqishme, sot kam vendosur që të ballafaqoj me veten”, tha ajo.
Më pastaj ajo e lëshoi një deklaratë të Bislimit të mëparshëm ku kishte thënë se nëse bëhet Asociacioni, ai nuk do të jetë pjesë e dialogut më.
“Kur qeveria e Kosovës e ndryshon qëndrimin për Asociacion edhe sot do të krijohet një Asociacion qoftë edhe me kompetenca ekzekutivë. Besnik Bislimi nuk është më në dialog. Ndoshta ndokush tjetër vjen e bënë”, ishte deklarata e Bislimit.
Bislmi replikoi duke e falënderuar për kujdesin që ka pasur duke shikuar intervistat e tij me detaje.
“Faleminderit për pyetjen dhe kujdesin maksimal që të përcillni çdo detaj të intervistave të mia në vazhdimësi”, tha ai.
“Është e pakuptimtë epshi juaj për me marrë vëmendje publike, është e parëndësishme”, shtoi ai.
Për këtë deklaratë të Bislimit kishte reagim të menjëhershëm nga krye parlamentari.
“Kujdes fjalorin z.Bislimi”, tha ai.
Bislimi vazhdoi duke thënë se për këtë çështje diskutohet atëherë kur sovraniteti, integriteti territorial dhe funksionaliteti i Kosovës nuk është në pikëpyetje.
“Për çështjen e minoriteteve do të diskutojmë atëherë, kur sovraniteti, integriteti territorial dhe funksionaliteti i Kosovës nuk është në pikëpyetje. Asnjë prej këtyre pikave nuk janë përmbushur, është deklarata e 23 qershori 2022. E nderuar merreni marrëveshjen e Brukselit me 27 shkurt dhe nxjerre konstatimin për atë se a vjen në pikëpyetje sovraniteti territorial, a kemi marrëveshje formale me Serbinë dh çka thuhet për funksionalitetin e Kosovës”, përfundoi ai.
Me përfundimin e fjalimit të Bislimit, Musliu mori përsëri fjalën dhe e lëshoi deklaratën e kryeministrit Kurti, ku ka njoftuar se ka Asociacion, pas marrëveshjes në Ohër.
“Zotëri Bislimi meqë injoranca, ofendimet i ke argumentet më të fuqishme. Mirëpo me mua nuk të shkojnë zotëri zv.kryeministër. Përgjigjen ma të mirë ta jep luani yt apo kryeministri yt”, përfundoi ajo.
Në fund ajo e pyeti Bislimin se pas kësaj deklarate kur do të jap dorëheqje.
“Kur po jep dorëheqje se më nuk ke kredibilitet me qenë kryenegociatorit”./Arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...