Deliu: Shkelësit e Kushtetutës nuk duhet të kishin vendin në Qeveri

11:42 | 6 Prill 2023
Diellza Gashi

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se shkelësit e Kushtetutës nuk duhet të kishin vendin në Qeveri.

Deputetja në fjalimin e saj foli për projektligjin për Këshillin Prokurorial që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, shkruan arbresh.info.

Sipas saj, PDK-ja edhe një herë  dëshmoi se i shërben interesave të qytetarëve duke mbrojtur rendin Kushtetues, duke shtuar se do të kundërshtojë “çdo përpjekje autoritare të qeverisë”.

“Konsideroj që është një hap i mirë drejtë mbrojtjes të rendit Kushtetues për kundër tentativave të qeverisë Kurti për ta shkelur atë. Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë duke shpallur si antikushtetues përpjekjeve e kryeministrit dhe kësaj qeverie për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetit dhe profesionalizimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës. PDK-ja edhe një herë e dëshmoi se i shërben interesave të qytetarëve të Kosovës duke mbrojtur rendin Kushtetues dhe ngjashëm do të kundërshtoj secilën nisëm qeveritare që synon të nënshtrojë të drejtën e diktatit dhe të një njeriu me qëllime autoritare të këtij pushteti”, tha Deliu.

Ai kritikoj ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ky pushtet sa herë që është për interesa të tyre përkrahin vendimet e kësaj gjykate, kurse kur shkelin vetë ligjin nuk po i duket tamam.

Madje Deliu përmendi dhe ministres e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për komentin që kjo e fundit ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Janë të pa pranueshme sulmet ndaj gjyqësorit ashtu siç është i pa pranueshme komentimi i vendimit i Gjykatës Kushtetuese ndaj ministres Haxhiu. Kjo qasje autoritare nuk kërkon me përpjeke tona për një shtet demokratik. Ky pushtet sa herë i shkon për shtati ka mbështetur vendimet e kësaj gjykate. Por kur kjo gjykatë ka evidentuar shkeljet e kësaj qeveria, natyrisht që nuk po i duket tamam. Ai që shkel Kushtetutën është super kriminel deklaroi Kurti i opozitar e sot numri i ministrave të kësaj qeveri  që e shkelin Kushtetutën është jashtëzakonisht i madh. Në një vend normal shkelësit e Kushtetutës nuk do të duheshin të kishin vendin në Qeveri”, tha ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme