Prokuroria Speciale e Kosovës ka shënjestruar një rast, në të cilin janë të përfshirë gjashtë persona.
Kështu ka bërë të ditur vetë Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për medie, raporton “Arbresh.info”.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, të cilët kanë shenjëstruar një (1) rast të ri të koduar ”Zhuri” ku janë të përfshirë gjashtë (6) persona”, thuhet në njoftim.
Ky rast ka të bëjë me veprën penale “Shpërlarje e parasë” si dhe “Mashtrimi kompjuterik”, ndërsa vlera e sekuesturar është mbi 1 milion euro.
“Prokuroria Speciale njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale ”Shpëlarje e parasë” nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe lidhur me nenin 56 të ligjit nr. 05/L- 096, Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe ”Mashtrimi kompjuterik, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Po ashtu, nga ky rast janë sekuestruar para në vlerë prej 1,546,753.93 Euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...