Google ADS

Driton Kuka pozon me kolonelet më të reja të Ushtrisë Shqiptare

10:28 | 6 Prill 2023
A. B.

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka pozuar pranë tri vajzave të arta të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, si kolonele të Ushtrisë Shqiptare.

Kuka përmes një shkrimi në “Facebook”, shprehi krenari të madhë për të artat e xhudos kosovare, shkruan arbresh.info.

Tri vajzat kampione Olimpike sot kanë ceremoninë e gradimit si kolonele, në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.

“Krenar … #TëBashkuarJoTëNdarë”, shkroi Kuka në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme