Artistja me famë botërore, Bebe Rexha, njoftoi se vuan nga sindroma e vezoreve policistike.
Bebe afër një vit po përballet me këtë, ajo e ka bërë të qartë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale se pesha e tepërt vjen si pasojë e kësaj sindrome, shkruan arbresh.info
“O Zot i madh a keni PCOS?”, ka pyetur një ndjekës Bebe Rexhën në Twitter, së cilës ajo i është përgjigjur duke thënë: “Po, sapo e mora vesh kohët e fundit”.
Yesssss 😭😭😭 I just found out recently https://t.co/KVmXxYju6b
— Bebe Rexha (@BebeRexha) April 5, 2023
Një ndjekëse tjetër pohoi se gjithashtu vuan nga kjo, duke i shkruar: “Njësoj, PCOS ta shpif dhe është kaq e vështirë për të humbur peshë, por kaq e lehtë për ta fituar atë”.
Artistja rishpërndau këtë status në Twitter, duke pohuar: Është më e tmerrshmja”.
It’s the WORST https://t.co/HP5TuayN72
— Bebe Rexha (@BebeRexha) April 5, 2023
Bebe shkroi se ka plot gra që vuajnë nga sindroma e vezoreve policistike, por nuk e dinë këtë.
“Shumë gra e kanë atë dhe nuk e dinë”, i shkroi ajo një fanse e cila i tregoi se gjithashtu kishte kuptuar shtatorin e kaluar se kishte PCO-S.
Përndryshe, Bebe Rexha, po përgatitet që më 28 prill të publikojë albumin e saj më të ri, ‘Bebe’. /Arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...