KQZ mban mbledhjen e radhës, këto janë pikat e rendit të ditës

08:14 | 6 Prill 2023
K.B

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja nis në orën 14:00.

Ky është rendi i ditës:

Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes Nr.07/2023

Aktivitetet e SKQZ-së

Aktivitetet e Zyrës

-Njoftim për dorëzimin e raporteve vjetore financiare të partive politike, të vitit 2022, dhe

– Raport për vazhdimin e regjistrimit të partive politike për vitin 2023 dhe rekomandimi.

Raportet e Këshillave të KQZ-së

Këshilli për Operacione Zgjedhore

-Njoftim për rekomandimet KKZ-ve në komunat Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan për Qendrat e Votimit,

-Shqyrtimi dhe zëvendësimi i Anëtarëve te KKZ-ve në Zubin Potok dhe Zveçan,

-Njoftim për periudhën tre (3) ditore të Fushatës Zgjedhore,

-Shqyrtimi dhe miratimi i fletëvotimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe fletëvotimeve dhe broshurave për zgjedhjet e parakohshme për kuvende në Komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit 23 prill 2023,

-Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve që shtypen për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e parakohshme për kuvende në Komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit 23 prill 2023,

-Rekomandim për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe Zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq 23 prill 2023,

-Certifikimi i Listës Përfundimtare te Votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe për zgjedhjet e parakohshme për kuvende në Komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit 23 prill 2023

Këshilli për Marëdhënie me Jashtë

-Shqyrtimi dhe miratimi i Fteses së IFES, për pjesëmarrjen e KQZ-së në Pragë, Republika Çeke

-Shqyrtimi dhe miratimi i Fteses së OSBE, per pjesëmarrjen e KQZ-së në Punëtorinë Rajonale, në Shkup, Maqedonia e Veriut

-Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme