Krasniqi shtron iftar për Myftiun Naim Tërrnava dhe bashkëpunëtorët e BIK-ut

22:09 | 5 Prill 2023
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot për iftar Myftiun Naim Tërrnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi bëri të ditur se Myftiun Tërrnava e ka përgëzuar për punën e BIK-ut për tu dal në ndihmë nevojtarëve, përcjell Arbresh.info.

Gjithashtu Krasniqi falënderoi Myftiun për mbështetjen që BIK-u dha për “Marshit për Drejtësi”.

Postimi i plotë:

Sonte, kisha kënaqësinë ta kem në iftar Myftiun Naim Tërrnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Përafrimi dhe bashkimi mes njerëzve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është një nga shtyllat që i jep kaq shumë vlera e dashuri këtij muaji.

Uroj që frymëzimi i këtij muaji, për të bërë vepra të mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të na përcjellë gjatë gjithë kohës.

Myftiun e përgëzova për punën e vlefshme të BIK-ut në ndihmë nevojtarëve dhe e falënderova veçanërisht për mbështetjen e madhe që Bashkësia Islame e Kosovës i dha marshit paqësor për drejtësi, në solidarizim me themeluesit e UÇK-së në Hagë.

Agjërim të lehtë e të pranuar, të gjithë besimtarëve!/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme