Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës, kanë vendosur disa mbishkrime në një kombi kundër Listës Serbe.
Në mbishkrim thuhet “Kush po i djeg veturat serbe? Kush e vrau Oliver Ivanoviqin? Kush e vrau Dimitrija Janiqieviqin? Kush janë përgjegjësit të Laboratorit Narkotik? Në veri STOP terrorin e Listës Serbisë”, raporton Arbresh.info.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët serb janë ngritur në këmbë kundër Listës Serbe.
Vetëm dy ditë më parë, ata kanë bërë disa mbishkrime të tjera kundër djegies së veturave të qytetarëve serb.
Në ato mbishkrime, Lista Serbe është quajtur “Lista e Zezë”, duke pretenduar se kjo parti nuk e ngreh zërin kundër djegies së veturave të qytetarëve serbë, por e ngreh zëreni për terroristin që është arrestuar para disa ditëve nga policia për djegie të veturave.
“Kush i kallë veturat e serbëve, “Lista Serbe” e ngreh zërin kundër terrorizmit. Lista e Zezë”, thuhej në mbishkrimet e dy ditëve më parë.
Ndryshe, më 1 prill Policia e Kosovës ka arrestuar Milovan Bozoviç, 36-vjeçar, i cili dyshohet se u ka vënë flakën disa veturave me targa RKS që u përkisnin qytetarëve serbë në Zubin Potok./Arbresh.info
Lexo edhe:
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...