Google ADS

Presidenti i Veronas lavdëron Rrahmanin: Është një nga qendërmbrojtësit më të fortë

18:55 | 5 Prill 2023
Orgesa Haziri

Presidenti i Hellas Verona, Maurizio Setti, ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, ku ka folur për Amir Rrahmanin.

Rrahmani luante te Verona para transferimit te Napoli.

Setti ka këmbëngulur se qendërmbrojtësi është një nga më të mirët.

“Rrahmani më befasoi . Shikoni çfarë po bën: titullar i rregullt për një ekip të madh që po fiton Scudetton, një nga qendërmbrojtësit më të fortë për momentin”, tha ai.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës iu bashkua Napolit në janar të vitit 2020, por e kaloi pjesën e mbetur të stinorit në huazim te Verona.

Ai u transferua për një shumë prej 14 milionë euro dhe fillimisht e pati të vështirë adaptimin te skuadra e re, por tani është një startures.

29-vjeçari ka zhvilluar gjithsej 87 paraqitje me Napolin, duke shënuar edhe shtatë herë./Arbresh.info/

Të ngjashme