Harta e shfaqur në Konventën Ndërkombëtare të Turizimit të organizuar në Shqipëri ku Kosova nuk shfaqej si pjesë e Serbisë, ka ngjallur mjaft diskutime në publik.
Së fundmi, në lidhje me këtë ka reaguar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se nuk ua kontrollojnë hartën të ftuarve.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka bërë të ditur se hartën e prezantimit e shfaqur në Konventën e Turizmit e ka shfaqur presidenti spanjoll, Melia Group teksa ka shtuar se “dihet se ashtu e ka Spanja hartën e rajonit” dhe se “nuk i ka ardhur asgjë e keqe kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte”.
“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte! Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh”, shkruan Rama./Arbresh.info/
Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!
— Edi Rama (@ediramaal) April 5, 2023
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...