Google ADS

Gjilani mposht Llapin, Prishtina fiton me dy gola të vonshëm

16:59 | 5 Prill 2023
Orgesa Haziri

Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Kosovës.

Kampioni në fuqi, Llapi është mposhtur nga Gjilani me rezultat 2:1.

Në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Gjilani doli në epërsi që në minutën e shtatë me anë të Jasharit.

Derisa, ishte Perparim Islami që e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

Llapi arriti ta ngushtoj epërsinë me golin e Trimror Selimit.

Në përballjen tjetër gjysmëfinale Prishtina e ndali Vushtrrin me rezultat 1:2.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Chibueze në minutën e 18-të të ndeshjes.

Ndërsa skuadrës nga Kryeqyteti deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes nuk barazoi rezultatin, por goli i Endrit Krasniqit i dha një mundësi Prishtinës.

Vetëm shtatë minuta më vonë ishte përsëri Krasniqi për t’ia dhuruar skuadrës së rij fitoren në ndeshjen e parë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme