Talibanët kanë marrë urdhër për t’ua ndaluar grave afgane punën në Kombet e Bashkuara, ka thënë organizata.
OKB-ja ka thënë se talibanët i kanë informuar ato verbalisht, mirëpo nuk ekzistojnë komunikime me shkrime.
Kombet e Bashkuara i kanë thënë stafit afgan – burrave dhe grave – që të mos raportojnë në punë për 48 orë, derisa të sqarohet kjo çështje në takimet me talibanët.
Prej kur talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, në gusht të vitit 2021, të drejtat e grave janë shtypur në pothuajse çdo sektor.
“Ky është hapi i fundit që minon tentimet e organizatave për ndihmë që të arrijnë te ata që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë një zëdhënës i OKB-së, duke shtuar se “nuk mund të operojnë dhe të ofrojnë ndihmë kyçe, pa gra në staf”.
OKB-ja e ka konsideruar urdhrin e talibanëve si “të papranueshëm”.
Punëtoret gra luajnë rol të rëndësishëm në operacionet në terren, sidomos në identifikimin e grave tjera në nevojë.
OKB-ja ka thënë se ka qenë duke punuar për të siguruar ndihmë humanitare për 23 milionë njerëz në Afganistan, të cilët përballen me kushte të rënda dhe krizë humanitare./REL
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...