Ka vazhduar debati mes treshes që mund të themi se nuk janë grup.
Mes debatit që po agravohej mes Efit dhe Kiarës, ndërhy edhe Luizi.
Ky i fundit i tha Efit se nëse ajo ka për qëllim ta përdorë këtë situatë si “Kalë Troje”, ai është i aftë ta djegë kalin bashë me të, duke nënkuptuar që ia prish strategjinë nëse do ta bëjë një gjë të tillë.
Efi u shpreh se u ndje shumë keq gjatë spektaklit, njëjtë si atë disa kohë më parë, kur ajo i qëndroi pranë.
Ajo shtoi se nuk pati pranë askënd për ta pyetur se si ishte. Luizi i tha Efit ta mendojë sërish nëse do akoma ta vazhdojë apo jo këtë debat.
Ai kërkoi që Efi ta lërë këtë debat, pasi edhe ai është i përfshirë. Edhe Kiara i tha Efit që ta lërë me kaq këtë situatë.
Efi tha se asaj i bëri përshtypje ndryshimi i sjelljes kundrejt Luizit. Teksa Kiara po fliste, Efi i kërkoi asaj që ta lërë të shprehet, por debati mes tyre u agravua edhe më shumë.
Kiara i tha Efit se ajo flet më gjuhë rruge, ndërsa Efi i tha asaj se tani ka mësuar të flasë, se më parë nuk dinte të lidhte dy fjalë.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut