Google ADS

Vidhen dy vetura njëra me targa vendore tjetra me të huaja në Ferizaj

10:34 | 5 Prill 2023
Diellza Gashi

Janë vjedhur dy vetura në të njëjtën kohë në Ferizaj.

Sipas raportit të policisë, thuhet se në rastin e parë një person ka raportuar se gjatë mëngjesit të djeshme iu është vjedhur vetura e tij me targa të huaja, nga persona të panjohur në fshatin Bibaj, shkruan arbresh.info.

Tutje në njoftim thuhet se rasti i dytë ka ndodhur në mëngjesin e të martës në rrugën Selman Riza, ku një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore.

Lidhur me dy rastet janë ndërmarrë procedurat e nevojshme për hetime të mëtutjeshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme