Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë së cilës diskutuan lidhur me sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë.
“U bisedua për mbështetjen për Ukrainën, por në veçanti, nevojën për të përgatitur paketën e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë”, njoftoi zyra e Zelenskyt.
Më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës nga Rusia, BE-ja miratoi paketën e 10-të të sanksioneve .
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, paralajmëri atëherë se blloku evropian do të vazhdojë vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.
“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë – dhe do ta bëjmë këtë për aq sa të ketë nevojë, derisa Ukraina të çlirohet nga agresioni brutal rus”.
Në paketën e 10-të përfshihen sistemet e armatimit, si dronët, raketat, helikopterët dhe kamerat termike në listën e eksporteve të ndaluara. BE-ja vendosi gjithashtu kufizime të tjera në importin e produkteve që gjenerojnë të hyra për Rusinë, përfshirë asfaltin dhe gomën sintetike.
Në listë u shtuan edhe 96 subjekte që mbështesin kompleksin ushtarak dhe industrial rus, përfshirë edhe shtatë kompani iraniane që prodhojnë dronë ushtarakë për Moskën.
Pas telefonatës, Von der Leyen tha se Ukraina do të jetë një temë e rëndësishme gjatë takimeve të saj me presidentin kinez, Xi Jinping, në Pekin. Ajo dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, do ta vizitojnë Kinën nga data 5 deri më 7 prill./rel
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...