Osasuna ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit në Spanjë, pasi në gjysmëfinale e eliminoi Athtletic Bilbaon.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Inaki Williams, në minutën e 33’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, dy skuadrat nuk e gjetën golin, mirëpo ndeshja shkoi në vazhdime për shkak se Osasuna kishte fituar në ndeshjen e parë me rezultat 1-0.
Në vazhdime, Osasuna realizoi me anë të Pablo Ibanez, në minutën e 116’, për ta dërguar ekipin e tij vetëm për herë të dytë në finale të këtij trofeu në histori të klubit.
Osasuna mëson sonte kundërshtarin tjetër në ndeshjen që zhvillohet sonte në mes Barcelones dhe Real Madridit./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?