Google ADS

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

07:01 | 5 Prill 2023
K.B

Në Kosovë për ditën e sotme janë të paralajmëruara këto ngjarje.

Ngjarja e parë për ditën e sotme nis në orën 10:00, ku Sindikata e QKUK-së, do të  proteston në lidhje më pakënaqësitë për koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor. (Para hyrjes së Administratës qendrore të ShSKUK)

10:00
Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

11:00
Organizata Joqeveritare “QIKA” mban protestë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i cili vërtetoi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë. (Para Këshillit Prokurorial të Kosovës, Newborn)

11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton aktivitetet e mbetura në proces. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

11:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Verëra. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligji për Rregullat e trafikut rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme