Google ADS

Kurti përgëzon Finlandën për anëtarësim në NATO

22:42 | 4 Prill 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përgëzuar Finlandën për anëtarsim në NATO.

Kurti, me anë të një postimi në Twitter theksoi se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s për çlirimin nga synimi gjenocidal i Serbisë, përcjell Arbresh.info.

“Edhe pse Kosova nuk është ende anëtare e NATO-s, çlirimi ynë nga synimi gjenocidal i Serbisë dhe paqja që ne gëzojmë janë gërshetuar thellë në misionin e Aleancës për të mbrojtur lirinë. Në 74-vjetorin e saj, ne shprehim mirënjohjen tonë të vazhdueshme dhe përgëzojmë anëtarin e ri, Finlandën”, shkroi Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme