Kombëtarja e Kosovës në futboll U19 në kategorinë e femrave ka arritur të fitojë përballë Qipros.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të turneut kualifikues të Ligës B për Euro 2023 përfundoi me rezultat 4:0.
Kosova dominoi ndeshjen që nga minuta e parë me Riga Kallaban që e zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të.
Floriana Haxhiu, e dyfishoi epërsinë në minutën e 36-të dhe rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Albulena Guri shtoi shifrat në 3:0, në minutën e 76-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Lorita Islami, nga penalltia në minutën e 88-të.
Krahas Qipros në grup me Kosovën janë edhe Irlanda Veriore dhe Letonia.
Ndeshjen e radhës Dardanet e luajnë kundër letoneve, më 7 prill, derisa në fund luajnë kundër nikoqirit, Irlandës Veriore, më 10 prill./Arbresh.info/
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...