Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është larguar nga Trump Tower dhe ka mbërritur në ndërtesën e gjykatës në Lower Manhattan, dhe tani është zyrtarisht nën arrest dhe në paraburgim policor përpara akuzës së tij të ardhshme.
Udhëtimi drejt gjykatës ka zgjatur rreth 20 minuta me makinë përmes Manhatanit, raporton BBC News transmeton Arbresh.info.
Trumpin e ka shoqëruar një autokolonë prej rreth 10 makinash, duke përfshirë një eskortë policie. Pjesë e autokolonës ishte policia e Nju Jorkut dhe personeli i zjarrfikësve.
Juan Manuel Merchan do të jetë gjyqtari historik i cili, për herë të parë në histori do të kryesojë një çështje me një ish-president të SHBA-së si të pandehur.
Trump pritet të njihjet me akuzat që kanë të bëjnë me mosdeklarimin e pagesës prej 130 mijë dollarësh të bërë në vitin 2016 për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, në këmbim të aferës seksuale që Trump dyshohet se ka pasur me të në 2006-n.
Nga ana tjetër, ish-presidenti Trump e ka quajtur procesin të motivuar politikisht.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?