Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Ferizaj i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt.
M.K., 43 vjeçar akuzohet për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” me dënim burgimi prej 90 ditëve, përcjell Arbresh.info.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...