Sveçla mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të procesit të Brdos

14:27 | 4 Prill 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me ftesë të të Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, Bostjan Poklukar, mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të procesit të Brdos që po mbahet në Portorozh të Sllovenisë.

Në takim u diskutua lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si dhe identifikimin e veprimeve të ndryshme në luftën kundër kontrabandimit me migrantë dhe formave të tjera të krimit, si dhe menaxhimin e ri pranimit dhe kthimit.

Sveçla theksoi se Republika e Kosovës me vite të tëra e ka dëshmuar se i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal, si parakusht për stabilitet, zhvillim të qëndrueshëm, paqe dhe siguri.

“Institucionet tona të sigurisë kanë dëshmuar se janë partner serioz në nismat rajonale, shpeshherë duke u marrë dhe si shembull i praktikave të mira jo vetëm për rajonin, jo vetëm në nivel organizativ, por edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës, përfshirë kontrabandën me migrantë, trafikimin e qenieve njerëzore dhe armëve, por dhe formave tjera të trafikimit” , tha ministri ./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme