Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar vendimin për njoftimin se kur do të mbahet testi i arritshmërisë në këtë vit.
Testimi do të jetë i ndarë në dy faza, ku pjesa e parë përmban pyetjet nga lëndët shoqërore ndërsa pjesa e dytë ka pyetje për lëndët shkencore.
Më 4 korrik do të mbahet pjesa e pare e testimit e cila përmban njohuri nga gjuha amtare, gjuha angleze, historia dhe gjeografia.
Ndërkaq, më 11 korrik do të mbahet testimi i njohurive për lëndën e matematikës, informatikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë.
Kjo mënyrë e organizimit të testimit ishte praktikuar edhe vitin e kaluar, me ç ‘rast nxënësit u testuan në dy data të ndryshme për lëndë të ndryshme. /Arbresh.info/
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...