Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mohoi pretendimet e Prokurorisë se UÇK-ja e luftonte LDK-në.
Për të dëshmuar mbi këtë, avokati në seancën e sotme gjyqësore në Hagë përmendi se UÇK-ja dhe FARK-u si “krahu ushtarak i LDK-së” bënë përpjekje që të bashkoheshin.
“Dëgjuam dje shumë informacion lidhur me UÇK-në që luftonte LDK-në dhe se LDK-ja ishte pjesa e ‘kundërshtarëve’ që UÇK-ja ishte pas tyre, por FARK-u është krahu ushtarak i LDK-së. Ata po përpiqeshin të bëheshin pjesë e LDK-së, pra e kësaj dorës së zgjatur të LDK-së, ndërsa përpjekja është që të bashkohen të dyja këto njësi”, tha ai.
Ai përmend një takim të 2 nëntorit 1998 që ishte zhvilluar në përpjekje për bashkimin e forcave, dhe në të cilin UÇK-ja përfaqësohej nga Demaçi, i cili kishte kontrollin e plotë mbi UCK-në, e jo Thaçi siç pretendohej nga prokuroria dje.
“Nëse do të shikojmë se kush ishte në takim – ndërkohë që themi se z.Thaçi është i rëndësishëm, ndërkohë që z. Thaçi s’ka qenë fare në takim. Kush do ta merrte vendimin? Personat që ishin anëtarë ose pjesëtarë të këtij takimi ishin Adem Demaçi, Bujar Bukoshi, një përfaqësues i UÇK-së dhe një përfaqësues i LDK-së. As nuk përmendet fare Hashim Thaçi. Nuk mendohej, as nuk përceptohej që ishte një vendimmarrës i rëndësishëm ose një person që ata duhet ta identifikonin në mënyrë që ta krijonin këtë lloj unifikimi të UÇK-së”, tha Kehoe./Arbresh.info
Policia shqiptoi mbi 2200 gjoba brenda 24 orëve në Kosovë
26-vjetori i rënies, Osmani kujton Xhevë dhe Fehmi Lladrovci...
Hasani ne New York: Përsërita angazhimin e Shqipërisë për fu...
Vrasja në Mitrovicë/ Policia kontrollon banesën e të dyshuar...
“Kërkesa e Vuçiqit për kthim të veriut në “gjendjen e mëpar...
Lamine Yamal aktualisht më shumë paguhet nga Adidas se nga B...