Google ADS

NATO i shkon në kufi Rusisë, pritet reagimi i Vladimir Putin

11:30 | 4 Prill 2023
K.B

Një tjetër flamur i shtohet sot familjes së Aleancës Euroatlantike në një ceremoni të veçantë e cila zhvillohet sot në Bruksel.

Finlanda bëhet anëtari i 31 i NATO, duke shënuar edhe historinë për procesin më të shpejtë të anëtarësimit.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg mirëpriti shtetin nordik duke u shprehur se do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi.

Procesi i anëtarësimit po vonohet për Suedinë e cila po mbahet peng nga Turqia dhe Hungaria.

Ishte pikërisht pushtimi rus i Ukrainës i cili bëri që Finlanda e Suedia të aplikonin të bëheshin pjesë e NATO-s.

Aleanca Euroatlantike e cilëson anëtarësimin e Finlandës një aset.

Ky shtet nordik ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë dhe ndryshe nga shumica e anëtarëve të aleancës,

Finlanda nuk i reduktoi shpenzimet e mbrojtjes pas Luftës së Ftohtë.

Ajo ka një ushtri të madhe të mirë stërvitur dhe ka ruajtur një nivel të lartë gatishmërie.

Rusia ka paralajmëruar se do të forcojë forcat e saj përgjatë kufirit finlandez në rast të një dislokimi të trupave të NATO-s në shtetin më të ri anëtar./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme