Polonia tha se tashmë ka transferuar disa nga avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë, pas Sllovakisë e cila më 23 mars njoftoi se dërgoi katër avionët e parë në Kiev.
“Disa MiG-29 janë dërguar tashmë. Ata janë vërtet të dobishëm për Ukrainën, në mbrojtjen e sigurisë sonë kolektive”, tha ndihmësi i presidentit polak, Marcin Przydacz, për radiostacionin lokal RMF FM.
Muajin e kaluar, Polonia u bë anëtari i parë i NATO-s që premtoi avionët luftarakë për Ukrainën.
Përpara pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, Ukraina kishte disa dhjetëra MiG-29 që trashëgoi pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por është e paqartë se sa prej tyre mbeten në shërbim pas më shumë se një viti luftimesh.
Forca ajrore e Ukrainës është familjarizuar me MiG-29 dhe mund t’i përdorë avionët menjëherë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht vendeve perëndimore avionë luftarakë, por aleatët e NATO-s janë treguar të përmbajtur, duke përmendur shqetësimin për përshkallëzimin e rolit të aleancës në luftë./REL
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...