Google ADS

Nis seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

09:57 | 4 Prill 2023
Emir Abduramani

Ka filluar seanca e sotme e e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në seancën e sotme, fjalën do ta kenë ekipet e mbrojtjes të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët do prezantojnë argumentet e tyre ndaj akuzave absurde të Prokurorisë Speciale dje.

Ashtu sikur dje, kjo seancë pritet të jetë e gjatë, ndërkaq seancë do të ketë edhe nesër në të njëjtin orar dhe në datat 11, 12 dhe 13 prill./Arbresh.info

VIDEO LIVE

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme