Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë çmimin për futbollistin më të mirë, “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 27-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Prishtina, Bujar Pllana.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Shyqeri Salihu, Selajtin Jerliu dhe Fatmir Mehmeti.
Komisioni njëzëri vlerësoi se lojtari i Prishtinës, Bujar Pllana ishte më i miri i kësaj jave. Ai përveç se shënoi dy gola, kontribuoi edhe me një asist në fitoren që bardhekaltrit e realizuan kundër Trepçës’89 (4:1).
Ai po ashtu u vlerësua edhe për paraqitjen e mirë në mbrojtje, ku nuk pati asnjë gabim.
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Prishtina , Bujar Pllana e ndau Albi Humolli, menaxher për zhvillim biznesi në Albi Group.
Pllana u shpreh i lumtur për çmimin e fituar, por theksoi se në këtë edicion rëndësi kanë pikët për skuadrën, në mënyrë që sa më herët ta sigurojë mbetjen në Superligë.
“Është nder dhe kënaqësi që të shpallesh më i miri i xhiros në Albi Mall Superligë. Ky çmim nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe trajnerëve, andaj i falënderoj shumë për mbështetjen. Kemi arritur t’i marrim 3 pikë shumë të rëndësishme për ecurinë e mëtutjeshme të kampionatit, duke synuar daljen në Evrope nga vendi i tretë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe shpresojmë që të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të arrijmë objektivin e klubit, daljen në Evropë”, ka theksuar Pllana për faqen zyrtare të FFK-së pas marrjes së çmimit./Arbresh.info/
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli