Ka nisur gjykimi ndaj Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ata, para trupit gjykues u deklaruan të pafajshëm.
Ushtruesi i detyrës së prokurorit të specializuar, Alex Whiting, gjatë fjalës hyrëse të Prokurorisë Speciale pretendoi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë disa deklarata të rreme gjatë fazës së hetimit para ngritjes së aktakuzës.
“I pandehuri Hashim Thaçi ka ardhur disa herë në fshehtësi për të dhënë intervista në SPO”, ka thënë Whiting në gjykatë, duke shtuar se “ai (Thaçi) ka mohuar shumë për rolin e tij dhe rolin e shtabit të përgjithshëm”.
Tutje, Whiting pohoi se Thaçi i kishte thënë PSP-së në një nga intervistat gjatë fazës së hetimit se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së nuk funksionoi deri në nëntor 1998 dhe madje edhe më pas “ekzistonte vetëm në letër”.
Megjithatë, sipas prokurorit Whiting, SPO-ja do të dëshmojë se deklaratat e Thaçit ishin “kundërshtuar nga deklaratat e tij dhe deklaratat e të akuzuarve”.
“Nga çfarë po ikën ai (Thaçi)”, pyeti prokurori Whiting në gjykatë në lidhje me intervistat dhe deklaratat e Thaçit.
Më herët të hënën gjykata vendosi kundër kërkesës së mbrojtjes së Thaçit që SPO të mos përdorë provat nga intervistat e Thaçit në deklaratat hyrëse./Arbresh.info/
Lexo edhe:
51 të vdekur nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran
Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembul i idealit ...
Dueli i rëndësishëm në Ligën e Kombeve, dalin në shitje bile...
Zbulohet data/ Ja kur është dasma e Dafinës dhe Kreshnikut
Sot në ora 14:43 fillon sitna e vjeshtës, IHMK njofton për p...
Të shtëna masive në Alabama, të paktën katër të vdekur dhe s...