Një person është arrestuar në Rahovec pasi ka kanosur verbalisht tre zyrtarë policorë, derisa kishin qenë duke e trajtuar një rast të aksidentit në trafik, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rahovec 02.04.2023 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i ka kanosur verbalisht tre zyrtarë policorë derisa kishin qenë duke e trajtuar një rast të aksidentit në trafik. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit, andaj kanosjen e ka bërë ndaj zyrtarëve policor kur ata i kanë shqiptuar fletëparaqitje për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info/
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...