Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e Dukagjinit.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se prilli i 1999-ës ia kujton qëndresën titanike të dëshmorëve të Dukagjinit.
“Prilli i vitit 1999, na kujton qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit në mbrojtje të pozicioneve të luftës. Kujtojmë bashkëluftëtarin Arton Mehmetaj, i treti dëshmor nga familja Mehmetaj e Gllogjanit, që ra heroikisht përkrah bashkëluftëtarit nga Kukësi Halit Coka. Kujtojmë bashkëluftëtarët Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çeku e dhjetëra dëshmorë anekënd Kosovës”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Arbresh.info.
Ai shtoi se gjaku i tyre i derdhur në fushë të nderit, mundësoi realizimin e idealit shekullor të lirisë.
“Përulemi me nderim para sakrificës së tyre sublime”, ka shtuar ai.
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...