Një çift bashkëshortësh humbën tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të hëne në Librazhd, pasi automjeti me të cilin udhëtonin ra në lumin Shkumbin.
Viktimat janë A. Y. rreth 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij, M. Y., rreth 50 vjeçe, nga Devolli.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:45, në afërsi të fshatit Pishkash. 55-vjeçari humbi kontrollin e mjetit, në rrethana ende në paqarta, duke përfunduar në ujë.
Aktualisht autoritetet policore dhe ato zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave të pajetë.
“Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës. Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.
Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, tha policia në një njoftim paraprak për mediat./tvklan.al
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor