Randal Kolo Muani po kalon vitin e tij të parë në Bundesliga dhe ai menjëherë ka lënë gjurmë.
Sulmuesi francez është bashkuar me Eintracht Frankfurtin në verën e vitit të kaluar nga Nantes si transferim i lirë dhe vlera e tij tani ka pasur një ngritje të jashtëzakonshme.
24-vjeçari ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare duke shënuar 17 gola e duke asistuar në 14 të tjerë.
Falë paraqitjeve fantastike, Kolo Muani ka zgjuar interesimin e klubeve më të mëdha evropiane si Bayern Munich, PSG, Manchester United, Liverpool e Chelsea.
Megjithatë mediumi gjerman Sporti 1 ka raportuar se dëshira e francezit është të mbetet në Bundesliga dhe të nënshkruaj me Bayern Munichun, shkruan telegrafi.
Reprezentuesi francez dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Bundesliga, pasi ai tanimë është ambientuar perfekt me kampionatin gjerman dhe transferimin te Bayerni e sheh si hapin më të madh në karrierën e tij.
Kolo Muani është i gatshëm të largohet qysh në qershor nga Frankfurti, skuadër e cila do ta lë të lirë nëse vije një ofertë prej 85 milionë eurove.
Nga ana tjetër bavarezët duan të transferojnë një sulmues qendror dhe Kolo Muani ndodhet në krye të listës së dëshirave, pasi Harry Kane dhe Victor Osimhen të cilët gjithashtu kërkohen nga Bayern kanë vlerë shumë të madhe financiare.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve