07:00 Nis greva e punonjësve të KEK-ut, të thirrura nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SR-KEK) me kërkesë për ngritjen e pagave. (Në vendet e punës dhe para hyrje-daljeve të termocentraleve)
09:00 Mbahet ceremonia e inaugurimit të “Shkollës Kombëtare të Doktoratës në Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit”. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare)
09:00 Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me Këshillin mbikëqyrës për licencimin e vlerësuesve të pronave të paluajtshme, do rë organizojnë trajnimin njëditor me temën “Kodi i etikës”. (Hotel “Afa”, Prishtinë)
09:30 Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë vazhdon seanca në rastin e njohur si “53 milionëshi”, ku i akuzuar është ish-ministri Pal Lekaj dhe të tjerë. E ftuar si dëshmitare pritet të degjohet deputetja Albena Rashitaj. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)
11:00 Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)
11:00 Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të mbajë konferencë për medie, me rastin e prezantimit të skitares Sophie Sorschag, e cila do të pranojë dekretin për dhënie të shtetësisë së Kosovës. (Zyrat e KOK-ut, Shtëpia e Sportit)
11:00 Instituti i Albanologjisë në Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe shoqata “Lëvizja”, promovojnë librin dyvëllimësh “Ilegalja Shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë“. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)
11:00 Komuna e Prizrenit pret në takim afër 40 agjenci turistike kombëtare nga Turqia, të cilat janë të njohura në Evropë për sjelljen e turistëve me organizimin e turneve turistike. (“Shtëpia e Bardhë”, Prizren)
12:00 Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Administratë Publike takohen me Irene Khan, raportuese speciale e OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)
13:00 Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
14:00 Instituti për Aksion Afirmativ (IPAA) mban diskutim me temën “Historia e lëvizjeve politike e shoqërore në Itali përgjatë shekullit XX”. (IPAA, rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë)
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...