Google ADS

Grenell mbështet Marshin për Drejtësi: SHBA duhe të bëjë thirrje për lirimin e Thaçit

23:26 | 2 Prill 2023
E.H

Ish-emisari special amerikan, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mbështetur marshin masiv të mbajtur sot në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

”Qëndroj me këta miq në Kosovë- që u mblodhën për lirimin e mikut tim Hashim Thaçi”, ka shkruar Grenell në Twitter, përcjell Arbresh.info.

Megjithatë duke qenë nga ekipi Trump, ai ka shfaqur disa kritika ndaj administratës Biden për siç thotë mosveprim në këtë çështje.

Teksa mes tjerash ai thotë se SHBA-të, duhet të bëjnë thirrje për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme