Kosovës i është pamundësuar pjesëmarrja në Olimpiadën Matematike Ballkanike.
Kjo për shkak të qasjes bllokuese të përfaqësuesve të Serbisë për vendin tonë.
Njoftimi u bë nga ana e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës.
“Më datën 27 mars 2023, Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka aplikuar në MASSEE (The Mathematical Society of South Eastern Europe) për t’ua mundësuar pjesëmarrjen në Olimpiadën Matematike Ballkanike (BMO) nxënësve nga Kosova. Kosova ka tentuar të anëtarësohet në MASSEE edhe më parë por për fat të keq kërkesat tona vazhdimisht janë refuzuar për shkak të qasjes bllokuese të përfaqësuesve të Serbisë në MASSEE”.
“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka aplikuar këtë vit në MASSE, për pjesëmarrje në BMO, me shpresë se do të respektohet marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Sërbisë, ku saktësisht thuhet se Serbia nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë rajonale apo ndërkombëtare. Por për fat të keq, përfaqësuesit e Serbisë refuzojnë ta respektojnë këtë marrëveshje ani pse Bashkimi Evropian është garantues i zbatimit të saj”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...