Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç, është i sigurt që do të marrin vota të mjaftueshme në zgjedhjet e 23 prillit, për t’u bërë pjesë e asambleve komunale në komunat me shumicë serbe.
Përveç që ka pranuar për mediumin online ‘Arbresh.info’ se do të jenë pjesë e procesit zgjedhor, Jabllanoviç thotë se qytetarët e dinë se cilët janë personat që përfaqësojnë partinë e tyre dhe e dinë që asnjëherë nuk janë kërcënuar apo shantazhuar.
Për procesin zgjedhor Jabllanoviç pret që fushata të jetë paqësore, e po ashtu vetë dita e zgjedhjeve, sepse sipas tij, kjo është parakushti më i rëndësishëm për një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në zgjedhje, kur dihet që tashmë Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje.
“Unë sinqerisht besoj se Partia e Serbëve të Kosovës do të ketë përkrahje të konsiderueshme nga qytetarët e komunës së Leposaviqit. Qëllimi ynë elektoral do të realizohet kur të marrim pushtetin me një numër të madh votash. Qytetarët e dinë se cilët janë personat që përfaqësojnë partinë tonë dhe e dinë që asnjëherë nuk i kemi kërcënuar apo shantazhuar. Për votuesit ne jemi një opsion demokratik që nuk e kanë në Listën Serbe. Shpresoj që fushata të kalojë paqësisht dhe vetë dita e zgjedhjeve, kjo është parakushti më i rëndësishëm për një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në zgjedhje, ka thënë për ‘Arbresh.info’ Jabllanoviç.
Sa i përket planit franko – gjerman dhe dakordimit pa nënshkrim nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, kryetari i PSK-së, Jabllanoviç thotë se kjo ishte si trysi, presion dhe humbje e durimit nga ana e përfaqësuesve të Bashkimin Evropian.
Jabllanoviç: Pasi BE e humbi durimin ndaj Kosovës dhe Serbisë, u pajtuan Kurti e Vuçiç në Ohër
Ndërsa sa i përket mos nënshkrimit, Jabllanoviç ka këtë mendim.
“BE-ja humbi durimin për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Do të shohim shumë shpejt se sa të vendosura janë të dyja palët për ta zbatuar këtë marrëveshje. Kur bëhet fjalë për vetë nënshkrimin, ai nuk është vendimtar në këtë fazë të dialogut. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë nuk ka mandat për të nënshkruar asnjë lloj marrëveshjeje dhe nuk mendoj se ka një mandat të tillë as zoti Kurti. Vuçiq pranoi zbatimin e marrëveshjes së Ohrit me parakushtin e themelimit të ZSO”, ka deklaruar Jabllanoviç.
Ish-ministri në qeverinë Mustafa, kërkon që serbëve në Kosovë t’u jepet një shkallë e caktuar e pavarësisë politike në komunat ku ata përbëjnë shumicën, ndërsa se çka nënkupton vet menaxhimi, Jabllanoviç thotë që këtë kryeministri Kurti është më mirë ai të shpjegojë se çfarë përfaqëson ky term.
Intervista e plotë :
Arbresh.info: Z. Jabllanoviq, Kosova u pajtua për zbatimin e planit franko-gjerman dhe kryeministri Kurti ishte gjithashtu i gatshëm ta nënshkruante atë, por jo presidenti serb Vuçiq, si mendoni?
Aleksander Jabllanobiq: Së pari, nuk kishte shumë hapësirë për negociata me propozimin franko-gjerman dhe ajo marrëveshje duhet parë në atë mënyrë që BE-ja humbi durimin për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Do të shohim shumë shpejt se sa të vendosura janë të dyja palët për ta zbatuar këtë marrëveshje. Kur bëhet fjalë për vetë nënshkrimin, ai nuk është vendimtar në këtë fazë të dialogut. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë nuk ka mandat për të nënshkruar asnjë lloj marrëveshjeje dhe nuk mendoj se ka një mandat të tillë as zoti Kurti. Vuçiq pranoi zbatimin e marrëveshjes së Ohrit me parakushtin e themelimit të ZSO.
Arbresh.info: Çfarë kuptoni me vetëmenaxhim, a do të thotë më shumë se Asociacion?
Aleksander Jabllanobiq: Termi vetëmenaxhim përdoret më së shumti nga Z. Kurti dhe ndoshta është më mirë që ai të shpjegojë se çfarë përfaqëson ky term nga këndvështrimi i tij. Serbët në Kosovë duan një shkallë të caktuar të pavarësisë politike në komunat ku ata përbëjnë shumicën. Një ndikim më i madh i serbëve në ngjarjet politike në zonat ku ata janë shumicë mund të çojë në një mjedis më të relaksuar për jetën e serbëve dhe në një pajtim më të shpejtë dhe më të lehtë me shqiptarët.
Arbresh.info:” Si i shihni zgjedhjet e 23 prillit, a mendoni se qytetarët e serbë do të dalin në masë të madhe në zgjedhje pasi që Lista Serbe nuk merr pjesë?
Aleksander Jabllanobiq: Zgjedhjet e 23 prillit duhet të sjellin stabilitet dhe paqe dhe të gjithë ata që mendojnë se mund të ushtrojnë dhunë për shkak të zgjedhjeve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të pengohen nga prishja e procesit zgjedhor. Mendoj se serbët janë të gatshëm për ndryshime dhe largim nga politika e Listës Serbe. Ky proces nuk do të jetë as i lehtë dhe as i shpejtë. Është e rëndësishme që në këto zgjedhje të dalin sa më shumë serb në komunat ku ka kandidatë serbë. Na mbetet neve që t’i ftojmë dhe t’i bindim njerëzit që të votojnë, dhe i takon institucioneve të Kosovës që të garantojnë sigurinë gjatë fushatës parazgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve. Mendoj se historia se si Lista Serbe ka 98% mbështetje nga serbët është gënjeshtra më e zakonshme dhe pasojë e vjedhjes brutale të votave në zgjedhjet e mëparshme.
Arbresh.info: A besoni se partia që ju drejtoni do të marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e institucioneve komunale të Kosovës?
Aleksander Jabllanobiq: Unë sinqerisht besoj se Partia e Serbëve të Kosovës do të ketë përkrahje të konsiderueshme nga qytetarët e komunës së Leposaviqit. Qëllimi ynë elektoral do të realizohet kur të marrim pushtetin me një numër të madh votash. Qytetarët e dinë se cilët janë personat që përfaqësojnë partinë tonë dhe e dinë që asnjëherë nuk i kemi kërcënuar apo shantazhuar. Për votuesit ne jemi një opsion demokratik që nuk e kanë në Listën Serbe. Shpresoj që fushata të kalojë paqësisht dhe vetë dita e zgjedhjeve, kjo është parakushti më i rëndësishëm për një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në zgjedhje./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...