Skivi, Leonora Jakupi, Genc Prelvukaj e një mori emrash nga estrada marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi”

17:37 | 2 Prill 2023
E.H

Rreth 100 mijë njerëz kanë dal sot nëpër sheshet e Prishtinës në organizimin “Marshi për Drejtësi” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, i cili ishte organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Organizatorët Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë falënderuar të gjithë qytetarët që në mënyrë masive i janë përgjigjur thirrjes për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe një mori fytyrash publike nga estrada shqiptare.

Teuta Krasniqi, Genc Prelvukaj, Skivi e Leonora Jakupi janë vetëm disa nga yjet e estradës që u panë të pranishëm në protestë.

Ata kanë publikuar disa imazhe në rrjetin social Instagram, ku shihen në mesin e marshit gjigant në sheshin e Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme