Olta Gixhari: Do të doja shumë që Big Brotherin ta fitonte Dea

17:15 | 2 Prill 2023
E.H

Aktorja Olta Gixhari mbrëm u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ajo ka dhënë një intervistë për “Fan Club”, ku ka folur për vendimin që mori për t’u larguar dhe se çfarë saktësisht e shtyu ta linte këtë garë në gjysmë.

E pyetur nga Megi Pojani se çfarë do i thoshte të birit kur të rritej, aktorja u përgjigj: “Kur erdhe ti në jetë, mamit tënd i ndryshoi jeta totalisht. E la karrierën, gjithë jetën që kishte ndërtuar në Shqipëri dhe erdhi në Spanjë, aty ku lindi djali. Edhe këtë eksperiencë e lashë për djalin sepse më dogji malli dhe do t’i them mami do të lë çdo gjë në jetë për ty”.

“Vendosa të dalë kur Dori tha që Amari të sheh në televizor dhe përqafon televizorin, unë aty u ndjeva e shkatërruar komplet. Ishte momenti kur unë mora vendim dhe thashë do të dalë”, shtoi më tej ajo.

Olta theksoi se nuk është bërë pishman për hyrjen në BBVA dhe se do e bënte sërish si eksperiencë.

“Nuk bëhem pishman. Absolutisht jo. Do ta kisha ribërë, vetëm se do të jetë hera e parë dhe e fundit që largohem nga familja ime”.

Mes tjerash, Gixhari shprehu dëshirën që ky edicion i BBV të fitohet nga Dea Mishel.

“Do të doja shumë që Big Brotherin ta fitonte një femër që është Dea Mishel”, tha Olta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme